Objektivi kryesor i Barcelonës do të jetë i disponueshëm me çmim fiks verën e ardhshme

1 year ago 38
Reklamë

Bernardo Silva ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë funte (58 milionë euro) që do të jetë aktive duke filluar nga vera e ardhshme, shkruan Fabrizio Romano.

Aktualisht duket e vështirë të shohësh Barçën të jetë në gjendje të përballojë mesfushorin sulmues për paratë e transferimit dhe pagat e tij.

Megjithatë, lëvizja do të jetë e mundur nëse do të ketë një shitje të madhe vitin e ardhshëm, pasi ka klauzolë të përballueshme.

Bernardo Silva new deal valid until 2026 includes £50m release clause — it’s only starting from next summer. 🔵🇵🇹

City did excellent work in keeping Silva despite PSG bids & Barça interest.

Bernardo signed to win titles again, full focus on City now.

📱 https://t.co/E02zMlqC57 pic.twitter.com/3geU4gHtvw

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 18, 2023

Portugezi ka qenë objektivi kryesor i Barçës për më shumë se një vit. Megjithatë, katalanasit u përpoqën të përputheshin me çmimin e kërkuar nga Manchester Cityt.

Më herët, u raportua se Barcelona a gjasa të kërkojë sërish yllin portugez nëse Pablo Torre (i huazuar te Girona ) dhe Fermin Lopez nuk do të ishin gati për të bartur një barrë këtë sezon.

Bernardo Silva deri më tani ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në pesë paraqitje për Man City këtë sezon. /Telegrafi/

Read Entire Article