OBSH kërkon të dhëna nga Kina për shkak të numrit të madh të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore

10 months ago 32

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Kinës detaje mbi rritjen e sëmundjeve respiratore dhe numrit të rasteve të raportuara të pneumonisë tek fëmijët.

Kina ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin që nga mesi i tetorit. Ditët e fundit, mediat lokale në qytete si Xian kanë publikuar video të spitaleve të mbushura me prindër dhe fëmijë që presin për kontrolle mjekësore, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, OBSH rekomandoi që komunitetet kineze të marrin masa parandaluese, duke përfshirë vaksinimin, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e duarve rregullisht.

🇨🇳#China Ongoing #flu season particularly impacting children, with multiple viruses circulating. High incidence of respiratory pbs. In a local #hospital #Beijing, over700 patients wait in line, estimated waiting time more than 13 hours to see a doctor. @WHO issuing a warning ⚠️ pic.twitter.com/yrOdPlhr7Q

— FranceTVChine (@francetvchine) November 23, 2023

Autoritetet kineze thanë se rritja e rasteve të sëmundjeve respiratore, është rezultat i ditëve të ftohta dhe heqjes së kufizimeve që u vendosën gjatë periudhës së coronavirusit.

OBSH thotë se janë regjistruar grupe me pneumoni të padiagnostikuar te fëmijët në veri të Kinës, dhe se nuk është e qartë nëse ato janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të infeksioneve respiratore që autoritetet kineze i raportuan më parë.

⚠️UNDIAGNOSED PNEUMONIA OUTBREAK—An emerging large outbreak of pneumonia in China, with pediatric hospitals in Beijing, Liaoning overwhelmed with sick children, & many schools suspended. Beijing Children's Hospital overflowing. 🧵on what we know so far:pic.twitter.com/hmgsQO4NEZ

— Eric Feigl-Ding (@DrEricDing) November 22, 2023

Zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi sot se ishte një kontroll rutinë. Rritja e incidencës së sëmundjeve respiratore, u zbulua për herë të parë në një konferencë shtypi javën e kaluar nga zyrtarë kinezë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Si Kina ashtu edhe OBSH janë përballur më parë me pyetje në lidhje me transparencën e raportimit për rastet më të hershme të coronavirusit. /Telegrafi/

Read Entire Article