Odegaard rinovon deri në 2028, mesfushori më i paguari te Arsenali

11 months ago 14
Reklamë
23:10 22/09/2023

Martin Odegaard ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Arsenalin. Ai do të mbajë vehsur fanellën e “topçinjve” deri në verën e vitit 2028.

Mesfushori bëhet futbollisti më i paguar në klub, ndërsa do të përfitojë 345 mijë euro në një javë.

Në nisje të këtij sezoni, ai ka shënuar tre gola në 6 takime.  Norvegjezi shpjegoi vendimin për të vazhduar bashkëpunimin me “Topçinjtë”.

“Firmosja e një kontrate të re ishte një vendim vërtet i lehtë për mua për shumë arsye. Mbi të gjitha ajo që po bëjmë tani si klub është e veçantë dhe unë dua të jem pjesë e kësaj. Jam shumë i emocionuar për të ardhmen. Kam gjetur një vend që mund ta thërras shtëpi. Do vazhdoj të jap gjithçka të sjell suksese këtu.”

Rinovimin trajneri Mikel Arteta e quajit një lajm të madh për klubin dhe tifozët. Mesfushori 24-vjeçar u bë pjesë e klubit londinez në janar të 2021 si futbollist i huazuar. Më pas, ai nënshkroi një kontratë 4 vjeçare në gusht, me opsionin për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.  Odegaard ka bërë 112 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 15 asiste.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article