Një oficer në Michigan po vlerësohet për aktin e tij heroik i cili rrezikoi jetën e tij për ta nxjerrë një grua të bllokuar brenda një makine që ishte mbuluar nga flakët.
Incidenti kishte ndodhur më 16 dhjetor në Qarkun Macomb, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, oficeri Cameron Rieper u hodh në aksion për të shpëtuar të moshuarën (rreth të 80-tave) nga automjeti i djegur, i cili kishte devijuar rrugën.
Në raportime thuhej se shoferja nuk kishte humbur ndjenjat, por kishte qenë e çorientuar.
Oficeri kishte shkuar me vrap te automjeti që po digjej dhe pas disa sekondave e nxori gruan nga makina, dhe pas disa çasteve, automjeti u mbulua tërësisht nga flakët. /Telegrafi/