Oliver Varhelyi në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Jemi gati të zgjerohemi

1 year ago 27

Tirana pret sot Ministrialin e Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit.

Oliver Varhelyi komisioneri i Zgjerimi për BE-në ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një ka vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeminsitri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Europës. Jo vetëm personat që punojnë në administratat, por mbi të gjitha të gjithë çdo ditë kuptojmë gjithnjë e më shumë sa i rëndësishëm është BE edhe për Europën Qendrore dhe Lindore. Natolini, Kolegji i Europës është kthyer në simbolin e zgjerimit të Europës, që mund të zgjerohet dhe që të bëjë të mundur që të gjitha pjesët e tjera të Europës të bëhen 1. Çdo lloj përsëritjeje e kësaj historie të rëndësishme është mëse e rëndësishme në vetvete, prandaj kur kryeministri na i kërkoi dhe vendosi të fillojë të bisedojë me mua, menjëherë unë mendova që po, në fakt kjo është patjetër një ide fantastike, dua të jem pjesë e kësaj dhe ta bëjmë këtë gjë të mundur dhe për këtë arsye i jam shumë falënderues kolegëve në Europë, në Tiranë etj.

Gjëja e dytë që dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Europës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Europës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe edhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Top Channel

Read Entire Article