Olmo firmos me Barcelonën, katalanasit i vendosin klauzolën e “çmendur”

1 month ago 7
Reklamë

Dani Olmo që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën lë Leipizig duke firmosur me Barcelonën një kontratë deri në verën e vitit 2030.

Olmo i kushtoi katalanasve 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro.

Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. Kështu, kushdo klub që do të tentojë të transferojë olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro.

Me këtë shifër, bluagranat kërkojnë të qëndrojnë të qetë sa i takon të ardhmes së 26-vjeçarit, pasi synojnë të nisin së bashku me të një projekt që do ta rikthejë skuadrën sërish pretendente kryesore në Spanjë dhe Europë.

Read Entire Article