Onana largohet nga Inter

1 year ago 30
Reklamë
12:57 18/07/2023

Klubet kanë arritur akordin, zikaltrit do të përfitojnë 55 mln Euro nga shitja e portierit

Andre Onana nuk është më një futbollist i Interit. Portieri kamerunas u ka thënë lamtumirën shokëve të ekipit dhe është larguar nga Appiano Gentile në drejtim të Mançesterit. Klubi zikaltër dhe “Djajtë e kuq” kanë finalizuar gjithçka gjatë mbrëmjes të së hënës dhe zyrtarizimi i transferimit do të bëhet menjëherë sapo portieri kamerunas të kalojë vizitat mjekësore raporton Sportmediaset

Interi do të përfitojë 55 milionë Euro përfshirë edhe bonueset nga shitja 27-vjeçarit. Por do të humbë një futbollist, i cili la shenjën e tij në vetëm një sezon si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Një futbollist që pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit zikaltër për portën është Jan Zomer, i cili nuk ka dëshirë që të qëndrojë portieri i dytë të Bajenr Mynih. Ndërkohë që alternativë e dytë për portën zikaltër duket se do të jetë Trubin me Handanoviç të larguar.

Interi është gati që të paguajë 6 mln Euro për Sommer te kampionët bavarezë, ndërkohë që nuk është dakord të shpenzojë 13 mln Euro te Shahtjor për ukrainasin, të cilit i mbaron kontrata pas një viti.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article