Onana te United, portieri i trembet humbjes së vendit të titullarit nëse…

10 months ago 17
20:11 30/11/2023

Portieri Andre Onana mund të tërhiqet nga Kupa Afrikane e Kombeve për të mbrojtur vendin e tij të titullarit te Mançester Junajtid. Onana mendohej se do të mungonte në fillim të vitit të ri pasi do të bashkohej me kombëtaren e Kamerunit për eventin e rëndësishëm.

Por paraqitjet në javët e fundit të 27 vjeçarit nuk kanë qenë shumë të mira, e ai ka frikë se nëse mungon për disa javë, atëherë portieri turk Altai Beijinider mund t’i zërë vendin, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Ky i fundit nëshkroi në verë për “Djajtë e kuq” dhe po pret mundësinë e tij për të treguar veten. Onana e befasoi jo pak trajenrin Ten Hag kur i komunikoi se do të rikthehej në kombëtare.

Ai vendosi të tërhiqej në Kupën e Botës një vit më pare mes polemikash. Por në vazhdim, Onana i ka rregulluar marëdhëniet me trajnerin Rigobert Song dhe ka luajtur në tri sfida duke ndihmuar kombëtaren të lualifikohet në Kupën Afrikane të Kombeve.

Eventi do të mbahet nga data 13 deri më 11 shkurt dhe futbollisti mund të humbasë 6 takime me Mançester Junajtid.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article