Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga oficerët e Policisë së Shtetit të Qarkut III Fidene-Serpentara, i koordinuar nga Prokuroria e Romës, të cilët gjatë shërbimeve të ndryshme për të luftuar trafikun e drogës, arrestuan 5 persona pasi dyshoheshin për shpërndarje droge.
Konkretisht, policët e Qarkut III, pas një aktiviteti intensiv hetimor, mbërritën në via Publio Elio në shtëpinë e një 28-vjeçari shqiptar, ku gjetën të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 blloqe hashash me peshë rreth 72 kg në total, 13 cigare elektronike, në rezervuarin e të cilave kishte lëng me efekt narkotik, materiale të ndryshme paketimi droge dhe rreth 30.000 euro cash.
Policia, në via Giorgio Pelasca, kreu një kontroll në një makinë duke gjetur dy çanta në sediljen e pasme me blloqe të shumta hashashi me peshë rreth 22 kg brenda; ndërsa gjatë kontrollit në banesën e drejtueses së mjetit u gjetën të fshehura në frigoriferin e kuzhinës 6 kg hashash dhe 3 gramë kokainë. Është arrestuar gruaja, një 44-vjeçare italiane.
Në vijim të operacionit, në rrugën Via Siculiana, ata patën mundësinë të shihnin një burrë i cili, me një qëndrim të kujdesshëm, po nxirrte një zarf nga mbulesa e një makine dhe më pas ia jepte një personi tjetër. Ata kanë identifikuar 52-vjeçarin dhe 29-vjeçarin, të dy italianë dhe brenda çantës kanë gjetur 1 kilogram e gjysëm hashash. Më tej, 29-vjeçarit i gjetën 3 mijë euro, ndërsa 52-vjeçarit, 2845 euro. Më tej, në kroskotin e makinës, efektivët gjetën edhe 4850 euro të tjera cash të ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Në via Pavia, ata vunë re një burrë me një ftohës që ecte midis makinave të parkuara në një mënyrë të dyshimtë; e kanë kontrolluar duke e identifikuar si 45-vjeçar italian dhe i kanë gjetur mbi 400 gram hashash dhe 85 euro; prandaj e arrestuan.
Autoriteti Gjyqësor, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase, ka vërtetuar arrestimet.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb