Pas operacionit i cili u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit në veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy vetura luksoze “Mercedes” me targa të Beogradit, një motor pa targa si dhe një motorskaf.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë kryer kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiçit.
Ndërkaq, operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb