Opinion – Shqiptarë në botë!

6 months ago 15
Reklamë

Autori: Blendi Fevziu

00:33 28/02/2024

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Erinda Rruci, Blerina Sulo, Arben Dede, Naim Flamuri, Asdren Zajmi, Kristian  Cuku, Ajser Shabani, Silvan Çokaj

Emisioni i sotëm është emisioni i 6 i një serie, në të cilën ne jemi fokusuar tek shqiptarët në botë. Janë histori; janë shpeshherë, po i quaj, histori shumë interesante të largimit të tyre nga Shqipëria, të eksperiencave që ata kanë në perëndim, të krahasimeve që bëjnë mes jetës që kanë pasur në Shqipëri dhe asaj që kanë jashtë.

Pjesa më e madhe e tyre janë personazhe të cilët vijnë me një nivel thuajse të zakonshëm të angazhimit në shoqëritë ku jetojnë. Ka personazhe që kanë pasur një sukses më të madh, ka njerëz të cilët bëjnë një jetë edhe më të thjeshtë. Pra, e përbashkëta e të gjithëve është: janë shqiptarë që jetojnë jashtë.

Ne jemi munduar të kemi kryesisht një gjeografi të mirë të shpërndarjes; një raport të mirë midis grave dhe burrave dhe njëkohësisht, midis historive që ata sjellin.

Arbeni merr Vunoin me vete në Afrikë, lë pa fjalë Fevziun

Ndonëse ndodhet në Afrikën e Jugut, Arben Dede e ka gjetur mënyrën si ta marrë me vete Vunoin. Moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, kur e pa në sfond fshatin e Vlorës, mbeti pa fjalë.

Blendi Fevziu: Edhe atmosferën e paske të bukur mbrapa. Je në sfondin fiks të natyrë së Afrikës së Jugut. Apo jo?! Jo! Ti paske Vunoin mbrapa.

Arben Dede: Po, kur nuk vete dot në Vunoi, sjell Vunoin në Afrikë.

Blendi Fevziu: E ke marrë me vete Vunoin në Afrikë të Jugut.

Arben Dede: Patjetër, ç’të bëj?

Blendi Fevziu: E shikon. Vunoi në fakt është më i bukur se Afrika e Jugut, për këtë të garantoj.

Arben Dede: Jo vetëm në Afrikë, por në të gjithë botën. 

Shifra marramendëse! Shqiptari që i shiti shtëpi Kanye West në Dubai, zbulon shumën

Shqiptarët në botë ishin fokusi i kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Kristian Cuku është një prej atyre që ka pasur sukses në emigrim.

Dikur kampion i Shqipërisë për 13 vjet për garën e trehapëshit, Cuku tregoi si nisi të emigronte nga Italia e tashmë ka përfunduar në Dubai.

Aty tha se shkoi sepse iu plotësuan të gjitha kushtet ku tha se nuk ka taksa, ka kohë të mirë të gjithë vitin, pastërti dhe konkurrencë që e motivon.

Prej 3 vitesh ai jeton dhe bën biznes atje për shit-blerjen e pronave të patundshme. Për Blendi Fevziun ai tregoi se vitin e kaluar kompania e tij i ka shitur reperit të njohur ndërkombëtar Kanye West një shtëpi me vlerë 80 milionë Dollarë.

Blendi Fevziu: Tre vjet në Dubai, sapo shkove hape biznes, në mos gaboj, kompania jote që merret me real estate i ka shitur vitin e kaluar njërit prej personazheve më të njohur të botës. Kujt i shtitë vilë në Dubai?

Kristian Cuku: Vitin e kaluar në 2023 i kemi shitur Kanye West, i kemi bërë mbylljen e një kontrate për një shtëpi që ai e ka blerë në Emiratet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Kristian ti e di, shqiptarët pyesin sa lekë e bleu Kanye West shtëpinë? Duhet të na e thuash tani?

Kristian Cuku: E kemi dhe publike, vlera e tij ka qenë 80 milionë Dollarë. Për nivelet e tyre besoj që është një blerje normale, shumë modeste aq më tepër për tregun e Dubait nuk është një blerje që mundet të bëjë gjurmë. Bën gjurmë për ne shqiptarët dhe për performancën tonë si shqiptarë dhe e ardhur nga Shqipëria. 

“Raki, duhan e bixhoz…” E pabesueshme! Babai ktheu në Ulqin binjakët 3-vjeçar dhe i “harroi”

Historia e Naim Flamurit është si e askujt që keni dëgjuar më parë. Ai ka lindur në Australi dhe ka gjithashtu një vëlla binjak me emrin, Sami. Kur ata ishin në moshën 3-vjeçare, babai, Flamuri, vendosi t’i kthejë në qytetin e Ulqinit. 

Kur mbërritën në Ulqin, babai i tha Naimit dhe vëllait binjak se do të vinte sërish pas 6 muajsh, por ai nuk u kthye asnjëherë. Ndaj, në moshën 18-vjeçare, të dy vëllezërit u nisën në kërkim të të atit, për të ribashkuar familjen e tyre. Pas shumë peripecish, ata e gjetën Flamurin në Australi. Misioni i tyre u përmbush! 

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Naimi u shpreh se arsyeja që babi i kishte “harruar”, ishte për shkak të veseve (rakia, bixhozi, duhani), të cilat ndikuan në gjendjen e tij.

Naim Flamuri: Është një histori e veçantë sepse ne kemi kërkuar babain tonë, Flamurin. Këtu interesante ishte sepse kur na dërgoi babai ynë, Flamuri, në Ulqin, tha: “Do vij pas 6 muajsh”, por kaluan 20 vjet dhe kurrë nuk e takuam babain më.

Blendi Fevziu: Si? Babai ju dërgoi në Ulqin kur ju ishit 3-4 vjeç dhe tha që do të vinte t’ju takonte dhe ju s’e takuat më kurrë babain?

Naim Flamuri: Kurrë nuk e takuam dhe kurrë nuk dëgjuam, derisa ne shkuam në kërkim të babait në Australi me vëllain tim binjak, Samiun. Kjo ishte një histori shumë interesante.

Blendi Fevziu: Pra kur bëtë 20 vjeç ju u kthyet në Australi për të kërkuar babain?  

Naim Flamuri: Ishim pak më të vegjël, pra 18 vjeç e gjysmë gati. 19 vjeç e takuam dhe e gjetëm babain.

Blendi Fevziu: Ku e gjetët babain?

Naim Flamuri: Australia është një kontinent shumë i madh, është gati 1 ditë dhe 1 natë udhëtim, 4000 deri në 6000 kilometra dhe kështu që e gjetëm Flamurin atje dhe bashkuam familjen. Kështu që me nënën tonë që na rriti, ajo kalvari i jetës së saj, filloi me një fund të lumtur, që u bashkuam të gjithë së bashku.

Blendi Fevziu: Po pse ishte zhdukur babai për 15 vjet?

Naim Flamuri: Po Flamuri si Flamur, me ato veset e shqiptarit jo të mira. Domethënë, e para ishte rakia, e dyta ishte duhani dhe në fund dashuria, ishte bixhozi dhe jeta e natës. Tipik si shumë shqiptarë të tjerë që harruan vetveten dhe familjen. Kur u bashkuam ai e la mandej alkoolin. 

Shifra e metrit katror në Tokio bën Fevziun të tështijë, mos u habisni

Kristian Cuku është një shqiptar i cili jeton në Dubai dhe merret me real estate. Këtë të martë ai ishte në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion” ku na tregoi një detaj surprizues për çmimin e metrit katror në Tokio.

Ai tha se kryeqyteti i Japonisë ka sot për sot çmimin për të lartë për metër katror që shkon jo pak, por 130 mijë Dollarë. Menjëherë pas kësaj shifre Blendi Fevziun e zuri tështima.

Kristian Cuku: Tokioja sot besoj ka çmimin më të lartë për metër katrorë që është rreth 130 mijë dollarë për metër katror.

Blendi Fevziu: Më zuri tështima me këtë që the./tvklan.al


Read Entire Article