Opozita bëhet gati për protestën, vendos muzikë, autobotë me ujë te Kryesia e Kuvendit

10 months ago 17

Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës, e cila do të mbahet para Kryesisë së Kuvendit. Siç shihet nga pamjet në zonën e Kryesisë është vendosur një autobot nga ana e policisë, e cila ka marrë një seri masash për mbarëvatjen e situatës.

Ndërkohë, opozita po vijon me përgatitjet e fundit, ndërsa ka vendosur edhe disa bokse ku dëgjohet muzikë.

Kujtojmë se opozita do të nisë protestën në orën 11:30, ndërsa në 12:00 do të mbahet Këshilli i Mandateve, ku do të vendoset nëse do të hiqet apo jo mandati i deputetit për ish-kryeministrin Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article