Opozita bllokoi foltoren në Kuvend, PS kërkon ndëshkimin e deputetëve

1 year ago 34

Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës që bllokuan foltoren në Kuvend, duke penguar zhvillimin e seancës plenare.

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Etikës në Kuvend një kërkesë ku kërkon që të marren masa për deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës parlamentare.

“Lidhur me situatën e krijuar pas mbylljes se diskutimeve në seancën plenare të datës 05.10.2023. ku deputetë të caktuar të opozitës me sjelljet e tyre thyen Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqiperisë, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare, shprehemi të keqardhur nga situata e papranueshme, e paprecedentë në shkelje të parimeve të parlamentarizmit dhe normave etike të sjelljes shkaktuar nga deputetë të opozitës.

Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nalibati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve”, thuhet në kërkesë.

Top Channel

Read Entire Article