Opozita bllokon Kuvendin, Nikolla ndërpret seancën

1 year ago 23
23:48 05/10/2023

Bardhi dhe Basha përplasen ashpër në parlament

Strategjia e opozitës për të penguar shumicën, që sipas tyre po iu imponohet me të preferuarit e saj mes demokratëve në Komisionin e Reformës Zgjedhore, u zbatua në fund të seancës plenare.

Pasi kërkuan pushim për të zhvilluar mbledhje të grupit përpara votimit, të gjendur të vetëm në sallë, u ulën në vendin e kryeparlamentares dhe ministrave, vende që nuk po i zënë dot që prej 2013 kur dolën në opozitë.

Në kthim socialistët u përballën me këtë situatë. Në kushtet kur nuk u lejua të risinë seancën, kryeparlamentarja e mbylli atë pa votim.

Por ndërsa në orët e mbrëmjes përballja ishte mes dy kampeve, në nisje ajo u zhvillua në gjirin e demokratëve. Përballja me e ashpër ishte mes Bashës dhe ish-bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë që prej disa muajsh e ka braktisur, Gazmend Bardhit. Akuzat të forta personale për korrupsion nuk munguan nga të dy për njëri-tjetrin.

Ndërsa Flamur Noka përplasjen nuk e kishte as me të tijtë dhe as me socialistët, por me një operator të një televizioni të cilin e qëlloi me rregulloren e Kuvendit për shkaqe që nuk i sqaroi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article