“Opozita do të pësojë debakël”/ Eksperti parashikon ‘fundin’ për milionerët e politikës – ish pushtetarët!

8 months ago 28

Eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendës ministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, ka folur opozitën në Kosovë, pas situatës së sigurisë në të cilën gjendet tani Kosova, pasi Serbia me grupet kriminale sulmoi shqiptarët në veri, por edhe kreu një sulm terrorist në Basnjkë, ku la të vdekur policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tërnava kritikon opozitën që me politikat e saj, thotë se po i shkojnë në favor të Serbisë.

“Sjelljet e opozitës janë kundër interesit të shtetit, këtë mirë po e kupton edhe populli-elektorati, gjë që në zgjedhjet e ardhshme nëse opozita e vazhdon lojën e sajë kështu si deri më tani, të gjitha gjasat janë se në zgjedhjet e radhës opozita ka me pësua debakël edhe më të theksuar se në zgjedhjet e fundit ku pozita e tashme i fitoj zgjedhjet me mbi 50%”, thotë ai.

Sipas tij, këtë fakt duhet të ketë parasysh opozita sepse edhe tani së fundmi janë mbajtur sondazhe lidhur me këtë çështje, dhe qysh tani ato sondazhe po e zvogëlojnë votën e opozitës në nivele shumë më të ulëta se në zgjedhjet e fundit.

“Prandaj lojën që po e bënë opozita duhet ta ndryshojë, sepse është duke i pritur debakël i thellë për zgjedhjet e radhës, nëse shkohet me këtë metodë të deritashme, prandaj edhe tash shtrohet pyetja se cili do të jetë çmimi të cilin do ta paguajnë partitë politike të opozitës të cilat janë bashkuar për ta bojkotuar punën e kuvendit, procesin vendimmarrës, duke vendosur për të mos e votuar asnjë dokument, asnjë ligj dhe propozim tjetër të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën destruktive dhe ultimative për shpërbërjen të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme”, potencon ai.

Ai thekson se, me këto sjellje të opozitës gjithsesi se do t’i kthehet bumerang i rëndë politik.

“Në kohën kur kërkohet unitet i madh politik i partive tona, para sfidës së dialogut me Serbinë dhe vendimeve që duhet të merren, ne një situatë të tensionuar dhe shtetit të kërcënuar pa ndalshim nga ish shteti gjenocidial Serbia, pikërisht për shkak të disa marrëveshjeve që opozitarët i kanë nënshkruar dhe e kanë vendosur shtetin në peng dhe treg, situatë nga e cila vetëm me unitet, me pranim të gabimeve mundën me u ballafaquar dhe jo duke shantazhuar e bllokuar jetën institucionale të shtetit, me qëllim të vetëm të kapjes së sërishme kriminale të pushtetit”, shton ai.

Tërnava pohon se, këto sjellje të opozitës po na japin me nënkuptua se opozita si pushtetare e mëparshme shumëvjeçare që e ka qeverisur shtetin e kanë zhvatur Kosovën.

“Tani janë ata multi milionerë, prandaj tani e kanë frikën se kjo qeveri në pushtet në vazhdimësi duke i luftua veprimet kriminale edhe në të kaluarat, e kanë frikën se atyre do t’iu konfiskohet ajo pasuri e përfituar jashtëligjshëm, dhe po ata do të japin përgjegjësi se si e kanë zhvatur shtetin me ato veprime kriminale dhe po ata i pret dënimi i paraparë sipas ligjeve të Kosovës, prandaj këto sjellje të tanishme të parlamentarëve na japin me nënkuptua këtë frik të tyre që do tua shkakton kjo qeveri në pushtet, dhe opozita sillet kështu si deri më tani, por me këto sjellje ajo po shkakton irritim të masës së popullit e cila në zgjedhje të radhës do ta ndëshkoj me votën e saje po këtë opozitë”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article