“Opozita duhet të jetë e sinqertë për arsyen reale”, Çipa për kaosin në Kuvend: Aksioni erdhi për shkak të pozicionit politik vetjak të Berishës

10 months ago 23

Gazetari dhe njëkohësisht drejtori i News24, Aleksandër Çipa i ftuar në studion e emisionit “Open”, komentoi situatën politike në vend, ku u ndal tek aksioni opozitar parlamentar.

Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e sinqertë për arsye reale, ndërsa për aksionin politik opozitar tha se erdhi për shkak të pozicionit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv nga SPAK dhe se ky i fundit ka bërë kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit. Në lidhje me këtë të fundit, vendimi do të merret ditën e hënë, datë 18 nëntor.

“Problemi është se opozita ka problemin me formalizmin e vetvetes. Në këndvështrimin e parë duket se deputetet opozitës është në fraksion politik. Ky aksion politik ka një aksion publik, që thuhet se bëhet për pozicionin e Berishës në politikë.  Dhe kjo është evidente.

Kjo opozitë duhet të jetë e sinqertë me publikun për arsye reale. Nuk është se ka një alibi tjetër. E kam fjalën për komisionet që kërkon opozita. Në thelbin e vetë, opozita duhet të ketë një sinqeritet publik, që ky aksion erdhi për shkak të pozicionit politik që ka zoti Berisha.”, u shpreh Çipa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article