Opozita proteston para Kryeministrisë

7 months ago 7
17:17 20/02/2024

Nën moton “O sot, o kurrë” dhe me pankarta në duar kundër Qeverisë Rama ka nisur protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Opozita proteston para godinës së Kryeministrisë, ku është ngritur dhe një foltore që të rinj të FRPD-së, por edhe deputetët demokratë do të mbajnë fjalim. Gjithashtu pritet edhe një komunikim online nga ana e Sali Berishës. Kryedemokrati mungon për herë të parë në një protestë të thirrur nga PD.

Nga ana e organizatorëve është thënë që do të jetë një protestë paqësore, megjithatë për mbarëvajtjen e saj do të jenë rreth 1 mijë e 100 efektivë të policisë në terren. Po ashtu, është blinduar edhe hyrja e Kryeministrisë për të shmangur çdo tentativë të protestuesve për të përshkallëzuar protestën.

Për këtë protestë, ka pasur një angazhim të aleatëve, por pritet të mungojë kreu i PL-së, Ilir Meta për shkak të një axhende jashtë shtetit.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article