Opozita proteston sot para parlamentit

7 months ago 9
12:48 20/02/2024

PD do të zhvillojë sot protestën kombëtare e parashikuar të mbahet në orën 17:30. Gazetarja Klesiana Omeri na dha detaje të reja se si do të zhvillohet ky tubim.

Në bulevard pritet të mblidhen protestuesit para godinës së Kryeministrisë. Që prej orëve të para të mëngjesit aty është duke u punuar për ngritjen e një foltoreje ku të rinj të FRPD, por edhe deputetë të PD-së do të kenë fjalim.

Gjithashtu pritet edhe një komunikimi online nga ana e Sali Berishës. Kryedemokrati mungon për herë të parë në një protestë të thirrur nga PD.

Gjithashtu për këtë protestë, ka pasur një angazhim të aleatëve, por pritet të mungojë kreu i PL-së, Ilir Meta për shkak të një axhende jashtë shtetit.

Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë rreth 1100 efektivë të policisë në terren. Po ashtu është Blinduar edhe hyrja e kryeministrisë për të shmangur çdo tentativë të protestuesve për të përshkallëzuar protestën./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article