Opozita serbe sulmon Vuçiç: Të ndryshojnë “politikat shkatërruese” ndaj Kosovës

11 months ago 12
Reklamë

Opozita serbe  ka vijuar akuzuat ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç  për sulmet në Banjskë të Zveçanit.

Lideri i partisë së krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike, Millosh Jovanoviç ka deklaruar  se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë se qeveria me në krye Vuçiç duhet të ndryshojë “politikat shkatërruese” sa i përket Kosovës.

MILLOSH JOVANOVIC

KRYETAR I PARTISË SË RE DEMOKRATIKE, SERBI

“Ky është fundi dhe kjo situatë tragjike tregon se ne duhet të bëjmë ndryshime thelbësore në Serbi. Qeveria duhet të ndryshojë sepse për 12 vjet në pushtetin e tyre dhe politikat që nga viti 2008 na kanë sjellë deri këtu.

Më herët edhe kreu i partisë opozitare  “Lëvizja Kombëtare e Serbisë” Miroslla Aleksiç ka bërë përgjegjës Vuçiç dhe nënkryetarin e Listës Serbe për gjakderdhjen në Banjskë.

Ndërsa ministri serb i mbrojtjes është shprehur i zhgënjyer, pasi sipas tij misioni i KFOR-it nuk ka reaguar mjaftueshëm për situatën, në mënyrë që të ndalohej gjakderdhja.

“Serbia ka dashur dhe ka pritur reagimin e KFOR-it, sepse është i pari që reagon në situata të tilla dhe parandalon gjakderdhjen e mëtejshme. KFOR-in e shohim si forcën e vetme legjitime në Kosovë. Ne nuk mund të ndalim bashkëpunimin me këtë forcë sepse do të ishte e rrezikshme për serbët në Kosovë dhe do të ishte e keqe për Serbinë.”

Ndërsa ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka shprehur dyshime mbi videon e terroristëve të publikuar nga autoritetet kosovare, duke thënë se nuk beson që mes tyre ndodhej nënkryetari i listës serbe Milan Radoiçiç.

Read Entire Article