Optimizëm për Armando Brojën

1 year ago 20
Reklamë
20:24 29/07/2023

Sulmuesi pritet të bashkohet me Chelsea, i gatshëm për miqësoren me Dortmund

Miqësorja e fundit parasezonale ndaj Borussia Dortmund shihet nga Armando Broja si objektiv për t’u kthyer në fushë. Sulmuesi shqiptar duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë të pësuar në Dhjetor dhe është gati për t’i treguar potencialin syve të trajnerit Maurizio Pochettino.

Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, Broja pritet të udhëtojë drejt Çikagos për të qënë i gatshëm për duelin e së enjtes ndaj nënkampionëve të Bundesligës. Duke qenë se është mundësia e fundit që ‘blutë e londrës’ kanë para fillimit të sezonit të ri, Pochettino synon të ketë çdo lojtar në dispozicion për t’i provuar edhe t’i japë minuta.

21-vjeçari shqiptar do ta ketë të vështirë për të dueluar për një fanellë titullari me Nikolas Xhekson, i cili deri më tani ka qenë i jashtëzakonshëm, me dy gola dhe tre asistime në më pak se 100 minuta. Armando Broja do të angazhohej gradualisht në skuadër, me mjekët që konfirmojnë se ai nuk është gati në 100 përqindëshin e tij, megjithatë mund të hidhet në fushë.

Sulmuesit i nevojiten disa javë për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të qenë gati për Chelsea. Për momentin përjashtohet mundësia e lamtumirës për 21-vjeçarin, pavarësisht interesit që ka pasur në Premier League nga ekipe të dorës së dytë, mes të cilave Brajton.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article