Orban pro Ballkanit, por kundër Ukrainës!

11 months ago 22
15:19 19/11/2023

Hungaria kërcënon me vendosjen e vetos

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi vendosjen e vetos për hapjen e negociatave me Ukrainen në samitin e muajit dhjetor ndërsa shprehu hapur mbështetjen për shtetet ballkanike.

“Ne e shohin zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si një mundësi dhe një burim energjie dhe fuqie, tha Orbán. Nëse rajoni nuk bëhet pjesë e BE-së, do te rritet ndikimi gjeopolitik nga fuqi të tjera”, tha ai.

Orban tha se ne dallim nga shtetet ballkanike Ukraina është vite drite larg nga anëtarësimi në BE. Sipas tij premtimi i BE-së për të filluar bisedimet e pranimit me Kievin ishte një gabim. Komentet erdhën pasi Orban u rizgjodh si president i partisë Nacionaliste të krahut të djathtë Fidesz për herë të 11-të radhazi.

Ekzekutivi i BE-së në fillim të këtij muaji rekomandoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën, duke thënë se qeveria e saj ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm të forcës institucionale, vendosmërisë dhe aftësisë për të funksionuar.

Pranimi i një shteti të madh në BE si Ukraina për hungarezët do të riorientonte sistemin për shpërndarjen e fondeve për vendet anëtare. Hungaria, ka kërcënuar se do të bllokojë një plan të BE-së për të ofruar një paketë ndihme 4-vjeçare, prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article