Orë vendimtare për Kylian Mbappe

7 months ago 29
Reklamë
21:10 05/02/2024

Real Madrid shumë larg pretendimeve të sulmuesit, PSG shënjestron Osimhen

Fati i Kylian Mbappe është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Francezi gjendet i lirë për të firmosur me një skuadër të re, pasi kontrata me PSG-në ka hyrë në 6 muajt e fundit. Situatë që gjithsesi nuk gëzon asnjë prej klubeve të interesuara për 25-vjeçarin. 

Hierarkia e PSG-së sigurisht që dëshiron që ai të qëndrojë dhe i ka ofruar një rinovim të kontratës. Në këtë aspekt, ndikim ka edhe vendimi i Mbappe që tashmë mendon se ka ardhur momenti për tu larguar nga kryeqyteti francez. Por, sipas asaj që raportohet në media, Real Madrid po negocion ende marrëveshjen me Mbappe.

Për momentin pengesë mbetet paga që sulmuesi do të përfitojë në ‘Santiago Bernabeu’, e cila konsiderohet e vogël nga ajo që francezi pretendon. Nga ana e saj, Real Madrid nuk dëshiron që të prish harmoninë e pagave në klub, pasi në të kundërt do të kishte pakënaqësi mes futbollistëve. Kohët e fundit, spanjollët kanë bindur talentë të rinj me paga të ulëta për t’i shndërruar më pas në yje.

Sondazhe për shanset e firmës me Mbappe ka pasur edhe në Angli, por si Liverpool ashtu edhe Arsenal nuk dëshirojnë të prishin strukturën e pagave. Gjithsesi, java e ardhshme pritet të jetë edhe ajo vendimtare për të ardhmen e Mbappe. Sulmuesi nënshkroi për PSG-në në sezonin 2017-18 nga Monaco dhe, që atëherë, në 7 sezonet që ka luajtur në Parc des Princes, ka luajtur 288 ndeshje, 241 gola dhe 105 asistime. 

Me ekipin kombëtar që nga viti 2017 ka luajtur 87 ndeshje, 53 gola dhe 31 asistime. Si pasues të 25-vjeçarit, PSG ka si objektiv një moshatar të francezit, Viktor Osimhen nga Napoli. Për të bindur italianët po përgatitet oferta prej 130 milionë Eurosh.


Të ngjashme

Read Entire Article