Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Durrës, në Eko Parkun e madh, është organizuar eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.
Pjesë e eventit kanë qenë 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
“Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan kreu i qeverisë.
Postimi:
Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”
Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb