Osmani: Serbia është autore e krimit terrorist të 24 Shtatorit

11 months ago 29
Reklamë
13:15 10/10/2023

Akuza të reja ndaj Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar nga Kroacia se Kosova ka arritur të mbledhë prova me financimin nga ana e shtetit serb të terroristëve më 24 shtator. Prova e radhës sipas Osmanit ka të bëjë me trajnimin e grupeve terroriste në bazat ushtarake si ajo në Rashka.

Ajo ka përmendur edhe çështjen e armëve, të cilat janë kontrabanduar që disa muaj nëpërmjet rrugëve ilegale nga grup terroristë që kishte në përbërje rreth 100 persona. Këtë sipas Osmanit e kanë bërë nëpërmjet operacioneve duke përdorur automjete të blinduara, por me shkrime të falsifikuara të KFOR-it. Pas takimit me homologen kosovare Osmani Milanoviç tha se Serbia duhet qe të japë disa përgjigje mbi sulmin në Banjskë të Kosovës.

Milanoviç tha se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist serb duhet aprovim pasi aty nuk hyn dot pa aprovim nga autoritetet.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article