Ngurrimi për të pranuar Kosovën në NATO dhe BE lë të hapur mundësinë për destabilizimin “jo vetëm të saj, por edhe të të gjithë rajonit.
Presidentja Vjosa Osmani e bëri të qartë gjatë një conference për shtyp me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev që po zhvillon një vizitë në Prishtinë, se vendi i saj shpreson në mbështetjen bullgare për anëtarësim në bllok.
“Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen euroatlantike për ta përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike të rajonit në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim do të krijonte një boshllëk që aktorët keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”, u shpreh Osmani.
Edhe Prishtina e dorëzoi vitin e kaluar aplikimin për anëtarësim në BE, Komisioni Europian e fshikulloi në raportin e tij vjetor muajin që shkoi për një “progres të kufizuar” dhe sidomos moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. Këtë temë e prekur dhe Radev, që u shpreh se Bullgaria e mbështet rrugën e Kosovës dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, por insiston që ajo dhe Serbia të gjejnë kompromisin për Normalizimin e marrëdhënieve. “Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj sa më parë në Këshillin e Evropës.
Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk mund t`ia lejojmë veten që ta lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, ishte komenti i tij, ndërsa e përshkroi marrëveshjen e normalizimit si tejet të rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e mbarë rajonit.
Top Channel