Pacolli: S’munda të marr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, kur të kthehem në Kosovë do jem afër familjes së saj

10 months ago 50
23:22 04/12/2023

Behgjet Pacolli ka njoftuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademit ditën e sotme pasi thotë se është në një vizitë në Lindjen e Largët. Pacolli shton se familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe thotë se të njëjtën gjë do të bëjë dhe ai pas kthimit nga Lindja e Largët.

Në një postim në “Facebook”, Pacolli shkruan se ai dhe familja e tij e kanë njohur personalisht Liridonën, me të cilën shprehet se kishin një miqësi të mirë. Mendimet dhe lutjet e Behgjet Pacollit janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajnë dhimbjen e një krimit të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj, për të cilët Pacolli thotë se ishin shumë të lidhur me nënën e tyre.

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në Lindjen e Largët, familjarët e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afer familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua). Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shkruan Pacolli në “Facebook”.

Në lidhje me këtë ngjarje është prapa hekurave bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i vrasjes së Liridona Ademit. Ai ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit kur ky i fundit ishte President.

Bashkë me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë; njëri prej të cilëve vrasësi direkt dhe tjetri bashkëpunëtor. Autori ishte paguar 30 mijë Euro nga Naim Murseli që të vriste bashkëshorten e tij, Liridonën, dhe ngjarja të inskenohej si grabitje./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article