Pagat në shëndetësi, sa janë shtesat/ Si do të paguhen ditët e pushimit dhe kompensimi për…

4 months ago 5

Qeveria ka miratuar vendimin mbi strukturën e re të pagave në sistemin shëndetësor.

Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen:

  1. a) personeli “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe personeli “teknikë të shkencave mjekësore” në institucionet shëndetësore të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë;
  2. b) mjekët në drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe në institucionet e përkujdesjes sociale, të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë;
  3. c) personeli “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe personeli “teknikë të shkencave mjekësore” në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës;

ç) personeli ushtarak “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe   teknikë të shkencave mjekësore” në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, vetëm për efekt të kryerjes së shërbimeve (rojë, gatishmëri, urgjencë);

  1. d) personeli civil “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe “teknikë të shkencave mjekësore” në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes;
  2. dh) personeli i Njësisë së Helikopterëve të Transportit Mjekësor të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes;
  3. e) personeli “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe personeli “teknikë të shkencave mjekësore” në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe në Qendrën Spitalore të Burgjeve;

ë) personeli civil “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë” dhe personeli “teknikë të shkencave mjekësore” në strukturat shëndetësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vendim përcaktohen masa e shtesës për natyrë të veçantë pune, për disa kategori të punonjësve të personelit mjekë dhe/apo teknikë të shkencave mjekësore përcaktohet, si më poshtë vijon:

Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, reanimacionit,  hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për mjekët neonatë është në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, të reanimacionit dhe hemodinamikës, si dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale është në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Për mjekët, të cilët në zbatim të sistemit të referimit, dërgohen për konsulta dhe/apo për ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në pagë, si më poshtë vijon:

  1. a) Kur janë pjesë e strukturave shëndetësore universitare/terciare, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në ditë;
  2. b) Kur janë pjesë e strukturave shëndetësore të qendrave spitalore rajonale/spitaleve rajonale, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në ditë.

Për mjekët, të cilët, referuar statutit të qendrës shëndetësore, miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, caktohen drejtues të qendrave shëndetësore:

  1. a) në qendrat shëndetësore nr.1 deri në nr.10, në Bashkinë Tiranë, si dhe në qendrat shëndetësore të specialiteteve nr.1 deri në nr.3, në Bashkinë Tiranë, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj;
  2. b) në qendrat shëndetësore në njësitë e tjera administrative, me vendndodhje në zonat urbane, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;
  3. c) në qendrat shëndetësore në njësitë e tjera administrative, me vendndodhje në zonat rurale, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj.

Për mjekët që mbulojnë mjekësinë familjare në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor, në njësitë administrative në zonat rurale, të bashkive:

  1. a) Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;
  2. b) Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.

17.6. Për mjekët që punojnë në insitucionet shëndetësore me shtretër:

  1. a) Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj;
  2. b) Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në muaj.

Pilotët dhe teknikët e strukturës së Njësisë së Helikopterëve të Transportit Mjekësor të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, për çdo fluturim përfitojnë shtesën, në masën 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë.

“Specialistët”, “përgjegjësit e sektorit” apo “drejtorët e drejtorive” të kujdesit shëndetësor të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të cilët punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të shërbimit shëndetësor dhe në strukturat biomjekësore dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare të nivelit “Master i shkencave”, “Master profesional”, “Bachelor” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “inxhinieri elektronike”, “inxhinieri informatike”, “informatikë”, “inxhinieri telekomunikacioni”, “teknologji informacioni”, “informatikë ekonomike”, “informatikë biznesi”, “inxhinieri matematike informatike”, “shkenca kompjuterike”, “inxhinieri matematike” (në analiza sistemesh), “inxhinieri biomjekësore”, “inxhinieri mekatronike”, “inxhinieri fizike në mjekësi” përfitojnë shtesën për kushte pune në masën:

  1. a) 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj për nëpunësit e strukturave të TIK-ut dhe atyre biomjekësore, të institucioneve qendrore të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, qendrat spitalore universitare, Spitalin Rajonal “Memorial” Fier dhe në Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”;

5 000 (pesë mijë) lekë në muaj për nëpunësit e strukturave të TIK-ut dhe atyre biomjekësore, të spitaleve rajonale apo bashkiake, të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.

Zbatimi i shtesave, si më sipër për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, sipas përshkrimit të pozicionit të punës. Përjashtohen nga ky parashikim nëpunësit e strukturave të TIK-ut të institucioneve të kujdesit shëndetësor të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, që janë bërë pjesë e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës, të gatishmërisë dhe urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:

Për mjekët:

  1. a) për çdo shërbim rojë, 24 orë pa ndërprerje, masa e shtesës përcaktohet sipas institucioneve, si më poshtë vijon:

Në qendrat spitalore universitare Mjek rojë i parë Mjek rojë i dytë

për ditët e zakonshme 6 000 lekë 5 600 lekë

për ditët e shtuna 7 000 lekë 6 400 lekë

për ditët e diela e festat 8 000 lekë 7 600 lekë

Në institucionet e tjera Mjek rojë i parë Mjek rojë i dytë

për ditët e zakonshme 5 600 lekë 5 200 lekë

për ditët e shtuna 6 000 lekë 5 600 lekë

për ditët e diela dhe festat 7 000 lekë 6 600 lekë

  1. b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:

Në  ditët e zakonshme                  Në  ditët e shtuna                    Në  ditët e diela dhe të festave zyrtare

për sistemin 24 orë                           2 300 lekë                                2 400 lekë                          2 700 lekë

për sistemin 16 orë                                   2 000 lekë                          2 300 lekë                         2 400 lekë

për sistemin 12 orë                                               1 800 lekë                       2 000 lekë                 2 300 lekë

  1. c) për raste të tjera të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e mjekëve për veprime diagnostikuese apo mjekuese, masa e shtesës për vlerën orare të punës për çdo rast dhe numri i orëve shtesë është sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.

Për punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore:

  1. a) për shërbimin e urgjencës së spitalit, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që orfrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, në masën:

Në  ditët e zakonshme          Në  ditët e shtuna              Në  ditët e diela           dhe të festave zyrtare

për sistemin 24 orë                        1 700 lekë                          2 100 lekë                         2 500 lekë

për sistemin 16 orë                             1 400 lekë                    1 700 lekë                             2 200 lekë

për sistemin 12 orë                              1 100 lekë                        1 400 lekë                           1 700 lekë

  1. b) për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë e të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, punonjësve “teknik laboratori” të spitaleve që kryejnë shërbim 24-orë, u jepet një shtesë mbi pagë, si më poshtë vijon:

për ditë të zakonshme 1 700 lekë

për ditët e shtuna 2 100 lekë

për ditët e diela dhe festa 2 500 lekë

  1. c) Për raste të tjera të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e personelit “teknik të shkencave mjekësore” për të ndihmuar në procesin e kryerjes së diagnostikimit apo të mjekimit, masa e shtesës për vlerën orare të punës për çdo rast dhe numri i orëve shtesë është sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.

Për shoferët e autoambulancave në ato qendra shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë, në rastet kur kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë, si më poshtë vijon:

Në  ditët e zakonshme                   Në  ditët e shtuna      Në  ditët e diela          dhe të festave zyrtare

për sistemin 24 orë                                     1 500 lekë                    1 700 lekë               1 900 lekë

për sistemin 16 orë                                       1 300 lekë                  1 500 lekë                        1 700 lekë

për sistemin 12 orë                                        1 100 lekë                      1 300 lekë                   1 500 lekë

Mjekët, që janë efektivë me kohë të plotë në korpusin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, të cilët njëkohësisht shërbejnë në institucione të ndryshme shëndetësore, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave përfitojnë një trajtim financiar, si më poshtë vijon:

  1. a) Kur shërbejnë në strukturat shëndetësore universitare dhe në Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, në pozicionin “shef shërbimi”, masa e trajtimit financiar, sipas nivelit të kualifikimit shkencor përkatës, është:
  2. Grada shkencore/Titulli akademik Masa e trajtimit financiar (lekë në muaj)
  3. Shef shërbimi me titullin “Profesor”. 125 000
  4. Shef shërbimi me titullin “Profesor i associuar”. 120 000
  5. Shef shërbimi me gradën shkencore “Doktor”. 117 000
  6. b) Kur shërbejnë në Institutin e Shëndetit Publik, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe në Klinikën Stomatologjike Universitare, si dhe zotërojnë gradën shkencore “Doktor” apo titujt akademik “Profesor” dhe/ose “Profesor i associuar”, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, masa e trajtimit financiar të tyre është në vlerën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Mjekët e sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të cilët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktual me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor, larg vendbanimit të tyre, për një periudhë                   3-vjeçare, përfitojnë një kompensim për kosto jetese, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, sipas specifikimeve që miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, bazuar në shtrirjen territoriale të shërbimit spitalor. Këta punonjës nuk përfitojnë kompensimin për largësi nga vendbanimi, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

Punonjësit e personelit “teknik të shkencave mjekësore”, të cilët punojnë në insitucionet shëndetësore, larg vendbanimit të tyre, marrin një kompensim mujor, në masën, si më poshtë vijon:

Në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor:

  1. a) kur largësia, nga vendbanimi deri në qendrën shëndetësore është në distancën 5 km deri në 10 km, në masën 1 000 (një mijë) lekë në muaj;
  2. b) kur largësia, nga vendbanimi deri në qendrën shëndetësore është në distancën mbi 10 km në 20 km, në masën 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë në muaj;
  3. c) kur largësia, nga vendbanimi deri në qendrën shëndetësore është në distancën mbi 20 km, në masën 3 000 (tre mijë) lekë në muaj;

Në insitucionet shëndetësore me shtretër:

  1. a) kur largësia, nga vendbanimi deri në spital është në distancën mbi 10 km në 20 km, në masën 1 500 (njëmijë e pesëqind) lekë në muaj;
  2. b) kur largësia, nga vendbanimi deri në spital është në distancën mbi 20 km, në masën 3 000 (tre mijë) lekë në muaj;

kur këta punonjës nuk kthehen në vendbanimin e tyre brenda ditës, 4 000 (katër mijë) lekë në muaj.

Titullarët e institucioneve, në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit që drejtojnë, kanë të drejtë që për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike të kenë këshilltarë të jashtëm. Kontraktimi i këshilltarëve të jashtëm bëhet pas miratimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pagesa e këshilltarëve të jashtëm bëhet nga llogaria ekonomike, e përcaktuar sipas udhëzimit përkatës të zbatimit të buxhetit të ministrit përgjegjës për financat dhe përcaktohet nga titullari përkatës, në masën deri në 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë në muaj.

Trajnimi i personelit mjekësor, personelit paramedikal dhe publikut të gjerë kryhet nëpërmjet veprimtarive të trajnimit që organizohen nga vetë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ose/dhe në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë apo qendrat spitalore. Në rastet kur punonjësit e personelit mjekësor (me arsim të lartë) të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore marrin pjesë në veprimtaritë e trajnimit (si për personelin mjekësor ashtu edhe për personelin paramedikal dhe publikun e gjerë), të cilat organizohen nga vetë qendra, për çdo orë mësimi 60-minutëshe, përfitojnë trajtim me pagesë, si më poshtë vijon:

  1. a) Trajnerët me më pak se 10 (dhjetë) vite pune në profesion përfitojnë një pagesë, në masën 1 000 (një mijë) lekë për orë;
  2. b) Trajnerët me më shumë se 10 (dhjetë) vite pune në profesion përfitojnë një pagesë, në masën 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë për orë;
  3. c) Trajnerët, të cilët janë punonjës efektivë të personelit “mjekë dhe punonjës të tjerë me arsim të lartë”, të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, e përfitojnë këtë pagesë deri në 200 (dyqind) orë në vit, sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë;

ç)  Në rastet kur trajnerët janë bashkëpunëtorë të jashtëm nga Universiteti i

Mjekësisë apo nga qendrat spitalore, pagesa për orë/trajnimi do të jetë e njëjtë me trajnerët e brendshëm të qendrës.

Trajtimi financiar për punonjësit e palës turke të personelit të administrimit të përgjithshëm, të personelit mjekësor dhe të personelit teknik të shkencave mjekësore:

  1. a) për një periudhë transitore, në bazë të marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, si dhe të vendimit nr.58, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për funksionimin e përbashkët të Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier, gjatë fazës kalimtare”, pagat mujore bruto të punonjësve të palës turke:
  2. të personelit të administrimit të përgjithshëm;
  3. të personelit mjekësor;

iii. të personelit teknik të shkencave mjekësore,

janë të njëjta me pagat mujore bruto të çdo pozicioni respektiv pune të personelit të palës shqiptare në institucionet shëndetësore me shtretër.

  1. b) përveç pagës mujore bruto, të përcaktuar si më sipër, punonjësit e palës turke:
  2. të personelit të administrimit të përgjithshëm;
  3. të personelit mjekësor;

iii. të personelit teknik të shkencave mjekësore,

përfitojnë një shpërblim mujor, në masën e përcaktuar në lidhjen nr.11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Për një periudhë transitore, mjekët e qendrave shëndetësore të shërbimit të kujdesit parësor, të cilët ushtrojnë mjekësinë familjare, të cilët do të rezultojnë me pagë bruto mujore aktuale më të lartë nga sa përcaktohet në këtë vendim, do të trajtohen me pagë në ruajtje, si më poshtë vijon:

  1. a) Në rastet e mbulimit aktual për banorë, pa përfshirë mbulimin për banorë të një mjeku tjetër, për shkak të mungesës së tij të përkohshme në punë për një periudhë të zgjatur, për mjekët që rezultojnë me pagë bruto mujore aktuale, më të lartë nga sa përcaktohet në këtë vendim, paga në ruajtje do të llogaritet si diferencë midis pagës bruto që përfitonin këta mjekë, përpara miratimit të këtij vendimi me pagën bruto mujore, sipas përcaktimeve të këtij vendimi;
  2. b) Në rastet e mbulimit aktual për banorë, përfshirë edhe mbulimin për banorët e një zone të pambuluar me mjekë, për shkak të vendeve vakante, si dhe në zbatim të udhëzimit përkatës të ministrit përgjegjës për çështjet e shëndetësisë, për mbulimin e çdo zone me mjekë, për mjekët që rezultojnë me pagë bruto mujore më të lartë nga sa përcaktohet në këtë vendim, paga në ruajtje do të llogaritet si diferencë midis pagës bruto që përfitonin këta mjekë përpara miratimit të këtij vendimi me pagën bruto mujore, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Këta mjekë do të trajtohen me pagën në ruajtje, deri në plotësimin e vendit vakant.

Mjekët që do të punësohen për herë të parë në qendrat shëndetësore të shërbimit të kujdesit parësor, të cilët, në zbatim të udhëzimit përkatës të ministrit përgjegjës për çështjet e shëndetësisë për mbulimin e çdo zone me mjekë, do të ushtrojnë mjekësinë familjare, do të trajtohen me pagë, sipas përcaktimeve të lidhjeve përkatëse të këtij vendimi, dhe, në asnjë rast, nuk përfitojnë pagë në ruajtje, sipas përcaktimeve të pikës 26, të këtij vendimi.

Pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve, që bëjnë pjesë në fushën e veprimit të këtij vendimi, përcaktohen në bazë të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve të administratës publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article