“Pak gjumë në shtëpinë e ngrohtë”, palestinezët e shohin armëpushimin si fije shprese: Lutemi çdo ditë!

10 months ago 10
10:26 23/11/2023

Pas më shumë se 6 javësh luftë, Khaled Loz e di se çfarë do të bëjë nëse armëpushimi mes palëve rezulton efektiv. Ai thjesht do të flejë gjumë.

Është gjëja e parë që dua të bëj. Jam lodhur nga bombardimet e vazhdueshme”, thotë ai.

Që prej ditës së parë të sulmit, ku u vranë 1200 shtetas izraelitë, bombat nuk kanë ndaluar duke u marrë jetën mbi 14 mijë palestinezëve në Gaza, 5600 prej tyre fëmijë. Shumë prej banorëve janë zhvendosur në zona të tjera, e shumica janë ende aty mes rrënojave.

Ky armëpushim 4-ditor është shpresa e vetme e banorëve atje.

“Ne mund ta rifitojmë shpirtin tone. Duam ujë të pijshëm, duam që dyqanet bosh të mbushen me mallra”, thotë Loz. Është po ashtu mundësia e parë për mijëra familje për të takuar të dashurit e tyre, të cilët janë shpërndarë në zona të ndryshme prej frikës nga bombat.

Loz shprehet se shtëpia e nënës së tij duhet bombarduar.

“Nuk e di se kush më ka mbetur gjallë, a janë larguar prej aty. Nuk na kanë dhënë mundësi as t’i qajmë njerëzit që na kanë vdekur”, shton ai.

Sipas grupit të Hamasit, ky armëpushim do u bëjë të mundur civilëve të lëvizin nga veriu i Gazës për në jug përgjatë autostradës Salah al-Din. Por sërish nuk ka siguri për jetët e tyre.

Etaf Hussien Musataf al-Jamalan, babai i 5 fëmijëve, thotë se ka një miks ndjesish sa i takon armëpushimit.

“Duam të shkojmë të shohim shtëpitë tona. Ndoshta dhe të marrim ndonjë gjë prej aty. Por nuk e di nëse shtëpia ime është ende siç e kam lënë.”

12 vjeçari, Enas al-Jamalah është një nga mijëra njerëzit që flenë jashtë në të ftohtë, dhe arsyeja pse ai do të kthehet në shtëpi është e thjeshtë: Do thjesht të ngrohet!

37-vjeçarja Fatima Qudayah është po ashtu në ankth për shtëpinë e saj, e cila u shkatërrua gjatë 2021-it dhe bashkë me familjarët e rindërtuan më pas. Ajo ka 6 fëmijë dhe thotë se ka javë të tëra që nuk bën gjumë rehat. “Çdo natë ka bomba. Fëmijët më pyesin se kur do kthehemi në shtëpi, ata merakosen dhe për lodrat”, thotë Fatima.

Ajo përfundon: Lutem çdo sekondë për fëmijët e mi!/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article