Pak shpenzime në merkaton e Dimrit, 5 ligat kryesore nxorrën nga arkat 583 milionë Euro

7 months ago 36
Reklamë
21:18 04/02/2024

Merkato e dimrit është një mundësi për të korrigjuar diçka në ekip dhe kjo i bën shpenzimet më të ulëta.

Në total 5 ligat kryesore të Europës kanë shpenzuar 583 milionë Euro sipas Football Benchmark.

Në krye të listës është kampionati francez me 191 milionë. Në Janar, klubet e Premier League janë treguar të përmbajtur me të 20 skuadrat që kanë nxjerrë nga llogaritë 121 milionë Euro.

Mbi 100 milionë është totali që vendosën të shpenzojnë ekipet e Serie A dhe mbi 80 milionë Bundesliga 1 dhe La Liga.

Të mendosh që në verë vetëm Premier League shpenzoi e vetme mbi 2 miliardë e 800 milionë Euro ku mbi të gjithë ishte Chelsea me rreth 460 milionë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article