Pakti mes Izraelit dhe Hamasit: Do lirohen 50 pengje

10 months ago 29
00:05 22/11/2023

Në prag armëpushimi 4-ditor, lirim të burgosurish

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur në parim një marrëveshje që do të mundësojë një armëpushim 4-ditor dhe do të lirojë 50 nga pengjet e 7 Tetorit.

Sipas marrëveshjes, Tel Avivi bën të ditur se Hamasi do të lirojë 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra. Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka paraqitur qeverisë për miratim, edhe pse mësohet se ka kundërshtime nga partitë e koalicionit.

Para nisjes së mbledhjes së qeverisë Netanyahu tha se me këtë akt nuk do të thotë se do të ketë një pushim të luftës kundër Hamasit.

Katari, shteti që po punoi për këtë marrëveshje ka konfirmuar se parashikohet që Izraeli të lirojë edhe 150 deri 300 palestinezë të arrestuar.

Presidenti amerikan Xho Bajden tha se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe se shumë shpejt disa nga pengjet mund të mbërrijnë në shtëpi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article