Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

3 months ago 17
Reklamë

Një nga sagat më të gjata të transferimeve në historinë e futbollit duket se do të marrë fund këtë verë pasi Kylian Mbappe ka njoftuar se po largohet nga PSG.

Ai duhet të vazhdojë karrierën në radhët e Real Madridit, të cilët do ta zyrtarizojë transferimin e tij para Kampionatit Evropian në Gjermani.

Mbappe ka gjetur një shtëpi në kryeqytetin e Spanjës dhe bleu një vilë për 11 milionë euro nga ish-lojtari i mbretërve, Gareth Bale.

Vila ka 1200 metra katrorë dhe ka shtatë dhoma gjumi dhe 11 banja, si dhe ka fusha futbolli, basketbolli dhe golfi, një teatër në shtëpi dhe hapësira parkimi për gjashtë makina.

Kylian Mbappé aurait acheté une magnifique villa d’une valeur de 11M€ à Madrid, et d’une superficie de 1200m². 🏠

Cette maison était d’ailleurs habitée par un ancien madrilène, Gareth Bale. 😄

(@okdiario) pic.twitter.com/0oHqzpGoxV

— Footballogue (@Footballogue) May 28, 2024

Atij nuk do t’i mungojë asgjë në shtëpinë e tij të re dhe ajo që është interesante është se shtëpia e tij e re ndodhet në të njëjtën pjesë të qytetit ku kanë jetuar yjet më të mëdhenj të Real Madridit, si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe David Beckham./Telegrafi/ 

Read Entire Article