Palestinezët dyshojnë tek marrëveshja Hamas-Izrael

10 months ago 8
23:10 21/11/2023

Protesta në Tel Aviv për lirimin e të gjithë pengjeve jo vetëm të grave e fëmijëve

Palestinezët në Hebron shprehën ndjenja të përziera përpara shpalljes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Banori i Hebronit, Roubeen al-Jabari, i bëri jehonë thirrjes së zyrtarit të Hamasit Khaled Meshaal për lirimin e rreth 6,000 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

“Patjetër që do të ketë një marrëveshje për të burgosurit. Edhe nëse izraelitët nuk e dëshirojnë vërtet, ata do të duhet të zbrazin burgjet. Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zbrazja e të gjitha burgjeve, kjo është marrëveshja e shekullit”.

Kjo erdhi përpara mbledhjes nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të kabinetit të luftës. Sipas disa burimeve kjo është një marrëveshje fillestare, derisa palët të merren vesh për të gjitha hollësitë.

Shpresë edhe tek afërmit e pengjeve. 73-vjeçarja Kamelia Hoter Ishay, pret me padurim lirimin e mbesës 13-vjeçare, Gali Taraschansky.

“Po përpiqem të mos i ndjek politikanët dhe të mos mbështetem tek ata, në mënyrë që të mos krijoj një shpresë e më pas ta humbas. E vetmja gjë që po pres është telefonata e vajzës sime, Reuma që të më thotë: ‘Gali po kthehet’.

Ndërkohë, disa të afërm të pengjeve të mbledhur në Tel Aviv ishin mjaft të zhgënjyer që të dashurit e tyre nuk do të jenë prioritet në listën e parë.

“Mendoj se e vetmja gjë që mund të quaj drejtësi është kur të kthehen të gjithë në shtëpi. Por, e kuptoj se është e vështirë dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të na ndihmojë t’i kthejmë të gjithë.”

Përveç arritjes së marrëveshjes, shumë pyesin se sa do të zgjasë armëpushimi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article