Paloka-mazhorancës: Parlament normal nuk keni. Lëreni ta mbulojë sh*rra shefin tuaj, mos i shkoni pas!

8 months ago 9
10:21 08/02/2024

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione mes palëve politike. Deputeti i PD Edi Paloka u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos ndjekin rrugën e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhi akuza të rënda duke e cilësuar si “një diktator që i dihet fundi.”


Ai paralajmëroi edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, se për aq kohë sa opozitës nuk i garantohen të drejtat e saj kushtetuese, nuk do të ketë Parlament normal.

Më 20 Shkurt të 1991-it unë kam qenë në grevë urie. Nga një televizor që kishim aty ndiqnim se ça bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët dhe sollën copat e dikatorit e kokën e tij. Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëja një fotografi me ato copat, por për fat të keq se arrita sepse njerëzit përveçse e kishin tërhequr zvarrë kishin përmjerë mbi të dhe qelbte erë. Ky që mendon sot se me arrestimin e Berishës ka arritur diçka, kur t’i vijë dita edhe ai era shurrë do të mbajë, edhe ju që i shkoni pas mendoni ju fundin tuaj. Para se t’i vijë fundi uroj t’ju ketë marrë me radhë. Zonjë ky nuk është parlament, vetëm pamja flet boll. Nëse ju gënjen mendja se kështu do ecni në rrugën tuaj për turpin e faqen e zezë të këtyre, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë, lëreni ta mbulojë shurra shefin tuaj, mos i shkoni pas. Nuk ka parlament këtu derisa t’i jepen të drejtat kushtetuese opozitës, hajdeni që në 7 të mëngjesit, por parlament normal nuk keni!”, deklaroi Paloka nga foltorja./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article