Nga bombardimet e Izraelit në Gaza pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, deri te vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe disa fatkeqësi natyrore, bota nuk është ndjerë veçanërisht e qëndrueshme.
Sikur shkalla e këtyre ngjarjeve të mos ishte mjaft e qartë “nga toka”, shumë prej tyre janë kapur edhe nga hapësira.
Ne kemi zgjedhur disa nga imazhet më të habitshme – dhe mos u shqetësoni, ato nuk janë të gjitha lajme të këqija. /Telegrafi /
Kjo foto është marrë mbi qytetet e mbuluara me borë të Soledar dhe Bakhmut në Ukrainën lindore më 10 janar, duke treguar krateret e bombave të shpërndara në të gjithë zonën – duke përfshirë rreth një shkolle të shkatërruar.
Civilët në Gaza janë paralajmëruar nga Izraeli gjatë gjithë luftës së tij me Hamasin që të evakuohen për të shmangur bombat, dhe ky imazh nga 17 nëntori tregon një turmë të madhe të mbledhur përgjatë rrugës Salah al Deen në veri, duke u përpjekur të largohen nga jugu.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkatërroi pjesë të Turqisë dhe Sirisë më 6 shkurt. Kjo pamje nga dita pasardhëse tregon “vijën e thyerjes” nëpër një fushë në qytetin e Altinuzum.
Ajsbergu më i madh në botë, i quajtur A23a, u “arratis” nga “rafti i akullit” Filchner-Ronne në Antarktidën Perëndimore në vitin 1986 dhe katër dekada më vonë po largohet nga deti Weddel dhe pritet të përfundojë në Atlantikun e Jugut. Kjo fotografi satelitore e ESA-s u shkrep më 26 nëntor.
Kjo skenë e mrekullueshme piktoreske është nga një festival ndërkombëtar i skulpturave të akullit dhe borës në Harbin, Kinë, i filmuar më 3 janar.
Australia priti Avalon Airshow-in e saj këtë vit dhe Maxar kapi momentin kur ekipi Black Eagles i Koresë së Jugut u ngritën së bashku më 5 mars.
Më 23 qershor, një ditë pasi kërkimi për nëndetësen Titan përfundoi me fragmente të gjetura në fundin e oqeanit, Maxar kapi këtë foto të tre anijeve të përfshira në operacion.
Britania futet në këtë listë me këtë fotografi të NASA-s të stuhisë Ciaran, e cila solli erëra me shpejtësi 85 milje në orë dhe përmbytje në Anglinë jugore dhe shkaktoi kërdi në Channel Islands.
Ky imazh është një foto natën e Hawait nga 7 qershori, duke treguar llavën që rrjedh pas shpërthimit të vullkanit tepër aktiv të ishullit Kilauea.
Zjarret shpërthyen në ishujt grekë të Rodos dhe Korfuzit gjatë muajve të verës. Ky imazh i 24 korrikut tregon pamje pranë Gennadit në Rodos, me bimësi të djegur të hijezuar në të zezë.
Florida u godit nga uragani Idalia gjatë verës, i cili la qindra mijëra shtëpi pa energji dhe disa të zhytura plotësisht. Ky imazh thuhet të jetë bërë më 30 gusht.
75-vjetori i Ushtrisë Popullore Koreane u shënua me një paradë në Phenian më 9 shtator, me mijëra të mbledhur në sheshin Kim II Sung.
Sudani është përfshirë nga një luftë e dhunshme për pushtet këtë vit pasi luftimet mes fraksioneve rivale të ushtrisë së vendit shpërthyen në pranverë. Ky imazh nga 17 prilli tregon avionë të shkatërruar në aeroportin kryesor të Khartoum.
SpaceX i Elon Musk dy herë u përpoq të lëshonte Starship, raketën më të fuqishme në botë, këtë vit, por nuk arriti shumë në asnjërin rast. Ky imazh i 17 nëntorit është para përpjekjes së dytë në Teksasin jugor.
Do të përfundojmë me një foto më të bukur (dhe një pretendent për t’u bërë sfondi juaj i ri i Desktopit) me këtë pamje të vjeshtës në provincën e Quebec të Kanadasë – veçanërisht Lac-Nilgaut – më 27 shtator.