Lece dhe Empoli u ndanë në barazim 1 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e 12 të kampionatit italian. Asnjë fitues në derbin e shqiptarëve mes Ylber Ramadanit dhe Ardian Ismajlit.
Toskanët kaluan në avantazh në pjesën e parë përmes një gjuajtje nga distanca të bukur të Pelegrit.
Në fundin e pjesës së pare Leçe pati një mundësi për të barazuar shifrat, sikurse edhe në fillim të pjesës së dytë, kur portieri Vaskez ndërhyri me një super refleks pas gjuajtjes me kokë të Kërstoviç.
Vendasit ishin me fat gjithsesi pak minuta më vonë kur Kakaçe goditi shtyllën ndërsa në të njëjtin aksion Kolombo e dërgoi topin jashtë.
Në minutën e 63 Sansone i cili zëvendësoi Ramadanin, provoi të shënonte nga distanca, por për të shkuar tek barazimi Leçe duhet të priste minutën e 77 kur pas një krosimi nga e majta te Galo, ishte Pieroti që shënoi me kokë golin e barazimit.
Ofensiva finale e Leçes ishte e fortë, mirëpo vendasit u ndalën dy herë nga traversa. Fillimisht një gjuajtje fantastike e Sansones nga distanca dhe pastaj tentativa me kokë e Kërstoviç, dënuan vendasit. Toskanët konsolidojnë veten në kuotën e 15 pikëve në mesin e tabelës, ndërsa Leçe është në zonën e ftohtë me 9 pikë. Tek Empoli paraqitje pozitive e Ardian Ismajlit, i cili kishte notën më të lartë tek ekipi mik.
Sot radha për të zbritur në fushë është për dy ekipet e mëdha Milan dhe Juventus. Kuqezinjtë udhëtojnë në Sardenje për të luajtur kundër Kaljarit. Në mungesë të Morates sot do të debutojë në majë të sulmit 16-vjeçari Kamarda. Ndërsa në mbrojtje vëmendja tek derbi i Torinos. Juventusi synon të fitojë për të ushtruar presion ndaj kryesuesve Napoli dhe Inter. Ndeshjet si zakonisht transmetohen në Tring.