Para luftës në Gazë një kilogram miell kushtonte 20 cent, tani mbi 10 euro – Hamasi akuzohet për shitjen e ndihmave në tregun e Zi

10 months ago 7

Në Gaza, çmimi i furnizimeve më elementare, si mielli dhe kripa, ka “fluturuar”, shkruan Sky News.

Gazetari i Gazës, Shadi Abu Ahmed, thotë se njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë ushqim dhe, gjithsesi, tregjet janë pothuajse bosh, transmeton Telegrafi.

“Një kilogram kripë dikur kushtonte 20 cent tani mbi 10 euro. Një thes 30 kilogramësh me miell dikur kushtonte 15 euro, kurse tani është 100”, shpjegon Abu Ahmed.

Me rreth 1.8 milionë banorë të Gazës të zhvendosur dhe pjesë të mëdha të banesave të Gazës të shkatërruara, çmimet e qirave janë shumë të larta.

Kompania televizive e Abu Ahmed mori me qira një apartament në Rafah për të punuar. Ai thotë se normalisht do të kushtonte 1000 euro në muaj për t’u marrë me qira, tani është 10 herë më e lartë në 10 mijë, dhe nëse ekipi largohet, Abu Ahmed pret që një rrjet tjetër ose agjenci ndihmash të hyjë menjëherë dhe të paguajë më shumë se 12 mijë euro në muaj.

Banorwt e Gazws thonw se trupi i zi ka lulwzuar dhe nuk ka qmim fiks pwr asgjw – ndryshon nga ora nw orw.

Hamasi është akuzuar gjithashtu për vjedhje të ndihmave. Abed El-Mohsen ishte një inxhinier satelitor dhe shofer taksie para luftës. Ai tha se beson se Hamasi po shet ndihma në tregun e zi.

El-Mohsenit i kanë mbaruar paratë dhe thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të fituar derisa lufta vazhdon.

E gjithë familja e tij prej 43 anëtarësh është zhvendosur nga qyteti i Gazës. Ata kanë marrë me qira një apartament me tre dhoma gjumi në jug të Gazës dhe jetojnë të gjithë së bashku, pa energji elektrike, ngrohje apo dritare.

El-Mohsen ka një grua dhe katër vajza dhe thotë se nuk mund të përballojë as të blejë më produkte sanitare për ta.

Me rritjen e çmimeve nga dita në ditë, ai nuk e di se si do ta paguajnë qiranë muajin e ardhshëm, dhe ka frikë se familja do të përfundojë duke fjetur në rrugë ose në një tendë në mes të dimrit. /Telegrafi/

Read Entire Article