Para ndeshjes me Voskan, Shkupi prezanton sulmuesin ganez Issah Kuka

11 months ago 15
Reklamë

Sulmuesi nga Gana, Issah Kuka, është futbollisti i fundit që i bashkohet Shkupit.

Ganezi 21 vjeçar është prezantuar sot te tabori bardheblu, ndërsa në Çair vjen në formë huazimi për 1 vit nga skuadra Hearts of Oak që garon në Premier Ligën e Ganës.

“Padyshim se jam shumë i kënaqur që kam arritur të jem pjesë e një skuadre të madhe. Kam parë që gjatë gjithë sezoneve Shkupi është në pozitat më të larta në tabelë dhe është pjesëmarrëse në garat e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, asaj të Evropës dhe Ligës së Konferencës”.

“Andaj jam këtu që të luaj mirë, ta ndihmoj klubin dhe të shënoj gola dhe jam shumë i lumtur që u bashkova me klubin. Po pres minutat e para që të debutoj me ekipin dhe me padurim pres që të shënoj pasi kjo është detyra ime, që të ndihmoj klubin të jetë sa më lartë në renditje”.

“Dua të potencoj se jam pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët, të gjithë u treguan shumë të afërt me mua dhe më folën gjatë gjithë kohës, duke më treguar gjithçka, pasi ndodhë që ndonjë herë të mos kuptoj ndonjë moment, gjithashtu edhe nga stafi dhe kryesia e klubit jam pritur mrekullueshëm dhe këtë do të mundohem që tua rikthej me lojë të mirë dhe gola të shënuar”.

“Sigurisht se mezi po pres që të paraqitem edhe para fansave tanë, për të cilët më kanë thënë se janë në numër të madh, andaj dua tu them se do të mundohem ti bëjë  të kënaqur me lojën që do të tregoj”, ka thënë Kuka pas prezantimit.

21 vjeçari ka luajtur edhe me ekipin e Real Tamale. Në 41 ndeshje të zhvilluara ai ka shënuar 14 gola. /Telegrafi/

Read Entire Article