Paralelizmi me Kosovën shkakton debat në ‘Open’, historiani: Izraeli s’është Serbi, por autokton

11 months ago 23
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Altin Zaloshnja, pedagog i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes nga SHBA ka reaguar në lidhje me paralelizmin që bëri sot në ‘Open’ Justinian Topulli, ish-kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë se Palestina ishte Kosova dhe Izraelit ishte Serbia.

Në një lidhje përmes skype historiani u shpreh kundër kësaj deklarate, ndërsa shtoi se izraelitët janë autoktonë në territorin e tyre. Ndërkohë në studio pati përplasje.

DISKUTIMI
Altin Zaloshnja:
Historia nisi më herët. Ai argumenti që u bë aty se shqiptarët e Kosovës përfaqësojnë Palestinezët, është e gabuar. Është Davidi ai që e bëri shtetin. Pavarësisht se kjo mund të thuhet se ka pasur një minoritet hebre në tokat e premtuara, qoftë gjatë kohës që bizantinëve, apo të kryqëzatave apo perandorisë otomane. Po ishin pakicë, por gjithmonë ka pasur hebrenj. Historia nuk ka nisur në shekullin e XX. Për shkak të kësaj arsye, për shkak se shqiptarët kanë qenë autoktonë, më afër janë me hebrenjtë.

Topulli: Palestinezët janë autoktonë. Ti e përmende mirë se i kanë përzënë të krishterët, por jo myslimanët. Çfarë pamje kanë semitët e sotëm. Ata janë konvertuar. Izraelitët e sotëm nuk janë izraelitë, por jude. Ata nuk janë gjak i Davidit apo i Mosiut, por gjak sllav. Lidhja e tyre me Palestinën është religjioze dhe jo gjenetike. Arabët semitë me izraelitët semitë, janë më afër më njeri-tjetrit. Hostira nis në shekullin e XX. S’mund të kthejmë historinë e pellazgëve. Jam shumë i qartë.
Zaloshnja: The se shqiptarët janë të ngjashëm me arabët.

Topulli: Arabët nuk janë të ardhur aty, por autoktonë
Zaloshnja: Po ku kanë qenë?
Topulli: Po janë autoktonë.
Zaloshnja: U tha dhe në studio, kjo gjë që ka ndodhur ka dorën e Iranit pas. E tha dhe presidenti Biden. Ajo që po ndodh, ajo që Hamasi bëri, dhimbja është për njerëzit, për të dy palët. Ata që e vuajnë janë njerëzit. Mund të jenë vrarë 900 hebrenj, por do të vriten më tepër palestinezë. Është c çmenduri kjo që Hamasi bëri. Ata bashkëpunojnë me armikun heretik të fesë. Fakt është ky që Irani financon Hamasin, i jep 100 mln në vit. Gazën e kanë marrë me dhunë. Ata banorë aty jetojnë në terror. Irani është i shtyrë nga të tjerët, që për të tensionuar situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article