“Paramilitarë apo policë të shtetit?”, Strazimiri për protestën para bashkisë: Dukej si rrëmbim, jo ndalim i protestuesit. Banda 5D…

6 months ago 4

Anëtari i Kryesisë së PD Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot para Bashkisë Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje ku duket se si efektivë civilë për të ndaluar një nga qytetarët, ndërkohë që i ka quajtur policët, paramilitarë të “5D”.

Strazimiri shkruan se në asnjë moment efektivët nuk treguan se ishin pjesë e policisë apo të kishin pranë një automjet policie, duke e bërë skenën të dukej si rrëmbim personi dhe jo ndalim i protestuesve.

Postimi i plotë:

Paramilitarë të “5D” apo policë të shtetit?
Nuk është retorikë por një pyetje direkte Policisë së Shtetit.
Ajo që pashë me sy sot, ishte tentativa për rrëmbimin e një qytetari, kryer nga persona të paidentifikuar, në rrugën më të populluar nga turistët në Tiranës, në mënyrë të dhunshme aq sa i ngjante një sherri rruge, por kurrësesi një operacioni profesionistësh të policisë.
Asnjë makinë policie në afërsi!
Asnjë individ me uniformë policie që të dëshmonte përkatësinë e rrëmbyesve dhe të “operacionit” përkatës!
Asnjë përpjekje vetë rrëmbyesve për të treguar një distinktiv policie, që dmth që po veprojnë në emër të shtetit…
Derisa Policia e Shtetit të marrë përsipër autorësinë e operacionit dhe përkatësinë e individëve të përfshirë në rrëmbimin e qytetarit, akti mban autorësinë e të vetmëve persona të interesuar për të vepruar në atë mënyrë:
* Erion Veliaj dhe banda “5D”.
Heshtja e autoriteteve, është dëshmia se pandëshkueshmëria dhe të pandëshkueshmit e mirënjohur, po kalojnë në sulm ndaj qytetarëve të revoltuar përmes paramilitarëve të liçencuar të rrëmbejnë cilindo, me mbështetjen dhe heshtjen fajtore të Policisë së Shtetit!
KAQ!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article