Veliaj jep lajmin e mirë për studentët: Dhomat e konvikteve në “Qytetin Studenti” nga sot i rezervoni online në aplikacionin ‘Tirana ime’

2 hours ago 24

TIRANE

Nga sot studentët mund të rezervojnë online dhomën e tyre në Qytetin Studenti. Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë ceremonisë së përurimit të 5 godinave të reja të konvikteve.

Veliaj u shpreh se rezervimi mund të bëhet fare lehtë përmes aplikacionit “Tirana ime”, duke theksuar se kjo është mënyra më transparent për t’i shërbyer në kohë studentëve që do të aplikojnë të parët.

“Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot te aplikacioni Tirana ime, siç rezervohet një hotel online ose në booking, një shtëpi, ose në Airbnb, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në Qytetin Studenti dhe besoj që është mënyra më transparente e asaj që quhet “kush aplikon i pari shërbehet i pari”, deklaroi Veliaj.

Transformimi i konvikteve për akomodimin e studentëve vjen në sajë të mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article