Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë; Kapen 4 mina me eksploziv të fshehura në kroskotin e automjetit, prangoset 51-vjeçari

1 year ago 11
Reklamë

Policia ka parandaluar ngjarje kriminale, duke arrestuar një 51-vjeçar të cilit iu gjetën 4 mina me telekomandë. Policia njofton se bëhet fjalë për eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.

51-vjeçari, banues në Lezhë, i kishte fshehur 4 mina në kroskotin e automjetit që drejtonte.

Policia ndaloi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në Vlorë, automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë, të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article