Parashikoi dorëheqjen e Vulinit, ish- agjenti i ShIK-ut tregon planet ‘e fshehta’ të Vuçiqit, përmend edhe opozitën dhe Edi Ramën

11 months ago 24

Parashikoi dorëheqjen e Vulinit, ish- agjenti i ShIK-ut tregon planet ‘e fshehta’ të Vuçiqit, përmend edhe opozitën dhe Edi Ramën

Aleksandër Vulin, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, ka dhënë dorëheqje dje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vulini nëpërmjet një komunikate, ku pos tjerash ka “akuzuar” ShBA-në dhe BE-në, pasi sipas tij, ushtrojnë presion ndaj Serbisë dhe botës serbe.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Për dorëheqjen e tij ka reaguar ambasada amerikane në Beograd, ku janë përgjigjur se “ShBA nuk ka asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”.

“Pozicioni ynë për Vulinin dihet mirë. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të plotë të saj në Evropë dhe në komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Por, dorëheqjen e Vulinit e kishte “parashikuar” në një prononcim për Bota sot”, ish- agjenti i ShIK-ut, i cili ka thënë se ai do të bien nga skena serbe.

“Pas Milan Radoiçiqit që Serbia kurrë nuk do ta dorëzojë te organet e drejtësisë në Kosovë, nga skena serbe do të bie edhe Aleksandër Vulin ku shteti serb do të tentojë ta luajë rolin e shtetit serioz pasi edhe ashtu është në listën e zezë amerikane dhe përmes këtyre hapave tenton ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar sidomos atë amerikan dhe vetë Vuçiqi ka ikë nga futja e tij në listën e zezë Amerikane”, kishte deklaruar Miftari.

Ndërsa, tani duke e komentuar dorëheqjen e tij, Miftari, shprehet se Vuçiq po tenton ta pastrojë veten nga dështimi i Serbisë dhe i Listës serbe.

“Siç e kam deklaruar edhe një muaj e gjysmë më parë, kjo ndodhi. Aleksandër Vuçiq po tenton si pilati i Jerusalemit kur e kryqësuan Jesusin e tentonte ta pastronte veten, njëjtë po vepron tani edhe presidenti serb. Ai po tenton ta pastroj veten nga dështimi i Serbisë, i Listës Serbisë, por edhe e një pjese të opozitës së Kosovës dhe Edi Ramës në planet, në çështjen e veriut të Kosovës”, pohon ish- agjenti.

comment

Read Entire Article