Paris 2024/ Islam Dudaev rifutet në garë, Shqipëria të dielën kërkon medaljen e dytë të bronztë në Olimpiadë

1 month ago 12
Reklamë

Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg.

Ky sukses i iranianit është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë.

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër në orën 11:10 dhe përballë do të ketë rivalin e SHBA-së, Zain Allen Retherford.

Read Entire Article