Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

1 month ago 5
Reklamë

Shqipëria përfaqësohet sot me mundësin Chermen Valiev në Lojërat Olimpike të Parisit. Rusi i natyralizuar si kuqezi përballet në stilin e lirë të mundjes deri në 74 kilogramë me azerin Turan Bayramov, sfidë që merr jetë pas orës 11:00 të kësaj paraditeje.

Valiev kërkon të lërë shenjë në Lojërat Olimpike, duke korrigjuar gabimin e Zelimkhan Abakarov, bashkëkombasit të tij që përfaqëson Shqipërinë, i cili dje u mund në fazën çerekfinale në mundje.

Veç Valiev, nesër është radha e Islam Dudaev, mundësit të radhës që është natyralizuar dhe përfaqëson vendin tonë dhe flamurin kuqezi.

Read Entire Article