Parlament/ Bardhi kërkon futjen në rend dite të projektvendimit për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

1 year ago 9
09:35 05/10/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokrtike, Gazment Bardhi, i ka dërguar një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës në seancën e sotme plenare projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore.

Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 Shtator është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës parlamentare.

Gazment Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit ky komision nuk është mbledhur dhe disa anëtarë të tij sot nuk janë më deputetë, për shkak se kanë hequr dorë nga mandati.


Sot do të zhvillohet seanca e radhës plenare ku në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje.

Ndër të tjera, në rend dite janë edhe dy projektvendime për ngritjen dy komisioneve hetimore parlamentare; atë për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat e të Dhënave Shtetërore, si dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.


Të ngjashme

Read Entire Article