Parlamenti Evropian pritet të miratojë sot rezolutë për ngjarjet e Banjskës, kërkohet sanksionimi i Serbisë

1 year ago 9

Parlamenti Evropian (PE) sot pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë.

Kjo rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Rezoluta e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj Policisë së Kosovës nga “banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të mërkurën në një intervistë, ka folur për rezolutën dhe ka thënë se mocioni i saj do të votohet në seancën e sotme ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radoiçiçit.

“Ne kemi pasur një diskutim të gjatë konstruktiv, në Parlamentin Evropian, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet të enjten, rreth orës 13:30”, ka thënë Von Cramon.

Read Entire Article