Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare, në rendin e ditës interpelancë me Kryeministrin Rama

8 months ago 14
08:30 15/02/2024

Parlamenti do të mblidhet në orën 10:00 në seancë plenare dhe një nga pikat e rendit të ditës është interpelanca me kryeministrin Edi Rama. Interpelanca është kërkuar nga një grup deputetësh të PD-së për çështjen “Ahmetaj”.

Deputetët që kanë kërkuar këtë interpelancë janë Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Enkelejd Alibeaj, Merita Bakiu, Flutura Açka, Andia Ulliri dhe Eralda Bano Tase.

Më tej, në rendim e ditës parashikohen të diskutohet për projektligjin për një shtesë në ligjin për festat zyrtare e ditët përkujtimore. Gjithashtu do të kalohet për votim dhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për lojërat e fatit.


Më poshtë rendi i ditës i seancës së sotme plenare:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.2.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore””, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, nenit 15, pika 3, të ligjit “Për Statistikat Zyrtare”, dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit.

7. Projektvendimin “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19, pika 1, shkronja “m”, të ligjit nr. 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar).

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


/tvklan.al


Read Entire Article