Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar flakët në parlament dhe djegien e karrigeve nga deputetët opozitarë.
Lela tha se ky i sotmi ishte ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare gjatë gjithë demokracisë. Ai shtoi se “këmba e karriges është dekoratë, përpara sulmeve të përditshme që bëjnë socialistët”.
Alfred Lela: PS e ka kthyer parlamentin në një oborr indulgjencash. Këmba e karriges është dekoratë përpara sulmeve nën breza që bëjnë përditë socialistët. Shkelet Kushtetuta nga vendi ku mbrohen ligjet. Çdo dhunë simbolike është e mirëseardhur, kjo është për të rikthyer demokracinë. Spiropali erdhi në parlament që të mbajë Xhaçkën, duke bërë një hile, duke e çuar në Komisionin e Venecias. Ata që dogjën karriget janë në kushtet e emergjencës kombëtare. Ka qenë ndër aktet më të forta simbolike të gjetura në jetën parlamentare.
(balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb