“Parlamenti, rrobaqepësi mafioze, që qep ligje korruptive me porosi!”, Vasili: Janë ditët më të zeza!

1 year ago 10

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me atë se ccka po ndodh në Kuvend, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se parlamenti rilindas është një rrobaqepësi mafioze.

REAGIMI I VASILIT
Parlamenti rilindas një rrobaqepesi mafioze, qe qep ligje korruptive me porosi!
Landfilli parlamentar i Rames, e ka shnderruar Kuvendin ne nje noter te korrupsionit dhe inkriminimit te qeverise!
Rama dhe deputetet rilindas jane shnderruar ne asgjesuesit mafiozë te parlamentit dhe rolit kushtetues te tij per te ushtruar llogaridhenien ndaj qeverise.
Rilindasit ne Kuvend votojne pa pushim aferat e njepasnjeshme hajduterore te qeverise.
Kushdo sheh qe te gjitha keto pislleqe korruptive te votuara nga rilindasit ne Kuvend kane perfunduar ne duart e drejtesise duke provuar inkriminimin deri fyt te parlamentit.
Rilindasit në Kuvend janë shndërruar në një rrobaqepësi mafioze qe qep ligje me porosi dhe qe grabisin qindra milion euro te taksave te qytetareve.
Bllokimi i të gjithë projektligjeve te paraqitura nga opozita, bllokimi i ngritjes se komisioneve hetimore, mos zbatimi edhe i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pengimi i diskutimit të thellë të projektligjeve të qeverise dhe kalimi i rrufeshëm i tyre, pengimi i grupeve të interesit, aprovimi i ligjeve antikushtetuese kjo është pamja e parlamentit te kapur prerë fyti nga Rama dhe rilindja.
Kjo eshte fytyra e parlamentit te kapur peng nga Rama cili po jeton ditet me te zeza ne keto 32 vjet pluralizem.
Parlamenti eshte zemra e Republikes tone dhe rilindasit po bejne çdo gje per tja shkulur zemren Republikes tone parlamentare per ta shnderruar ate thjesht ne nje zgjatim te qeverise se telekomanduar nga mafia.
Te shkepusim me cdo kusht e me cdo menyre parlamentin nga duart e mafias, te trafikanteve dhe krimineleve dhe tja kthejme ate popullit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article