Partitë e vogla të djathta kërkojnë krijimin e Federatës së opozitës, Mediu: Dialog politik me prezencën e ndërkombëtarëve

10 months ago 8

Krerët e partive opozitare kanë dalë sot në një konferencë shtypi.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës.

“Opozita duhet të ngrihet ne përgjegjësitë e saj. Propozojmë institucionalizimin e federatës se opozitës, e cila do të kthehet në një koalicion opozitar. Me këtë federatë do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar”, tha ai.

Mes të tjerash Mediu u ndal dhe te reforma zgjedhore, ndërsa shtoi se ajo duhet të ketë rëndësi primare. Ai tha se bashkëkryetari për komisionin e Reformës zgjedhore duhet të jetë përfaqësues i opozitës. Po ashtu Mediu nënvizoi faktin se parlamenti të kthehet në binaret kushtetues dhe se duhet dialog në politikë, me prezencën e ndërkombëtarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article